Rozë

Gjendet e vdekur në shtëpinë e shoqes së saj këngëtarja e re. Dyshimet e para

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 09 Dhjetor 2021

Skilyr Hicks është gjetur e vdekur në shtëpinë e një shoqeje të hënën, njoftojnë mediat amerikane.

Këngëtarja, e cila u bë e njohur nga “America’s got Talent” ishte 23 vjeçe.

“Ajo do të vazhdojë të jetojë me anë të muzikës së saj”, tha nëna e saj për TMZ.

-Advertisement-

Ende nuk janë të qarta rrethanat në të cilat Hicks humbi jetën, por nëna e saj kishte pranuar se e bija vuante nga abuzimi me substancat dhe problemet e shëndetit mendor.

Hicks ka performuar në sezonin e 8-të të konkursit të njohur të talenteve në rrjetin NBC, në vitin 2013 kur ishte vetëm 14 vjeçe.

Ajo kishte kaluar në raundin e dytë të spektaklit, por u eliminua para raundit të performancave live.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy