Lifestyle

Gjendet e vdekur brenda dollapit në resortin luksoz baristja 23-vjeçare (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 22 May 2020

Homazhe të shumta kanë ardhur për një bariste të re britanike që u gjet e vdekur kësaj jave në shtëpinë e saj në rezortin e Magaluf, Spanjë, teksa miqtë e saj kanë ngritur një faqe kontributesh për të sjellë trupin e saj në Britani.

23 vjeçarja nga Crewe, Danielle Finlay Brookes, u gjet e vdekur në apartamentin e saj në ishullin e Mallorca, ndërsa policia tha se nuk po e trajton ngjarjen si të dyshimtë.

Trupi i Danielle u gjet pasi fqinjët e alarmuar hynë me forcë dhe lajmëruan policinë.

Miqtë e Danielle kanë hapur një faqe kontributesh në rrjetet sociale për transportin e trupit të saj dhe kostot e funeralit.

Në faqen e ngritur nga Nicki Dee, thuhet: “U zgjuam me lajmin e trishtë sot në mëngjes, që ti nuk je më me ne. Familja jote kërkon kthehesh ti dhe sendet e tua, dhe me ndihmën e miqve e familjarëve do ta bëjmë të mundur këtë”.

Disa nga miqtë e saj sugjeronin se izolimi për shkak të koronavirusit kishte ndikuar të gjendja psikologjike e vajzës.

Danielle punonte në barin ‘Three Lions Karaoke’ në ishullin turistik spanjoll.

Ajo e përshkruante veten si një “mbretëreshë që po ndërton perandorinë e saj” dhe punonte prej disa vitesh në Magaluf.

Të tjera