Lajme

Gjendet Agim Veliu pasi u shpallë në kërkim nga opozita

Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 27 November 2020

Partia Demokratike e Kosovës ka ironizuar sot me Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun, meqenëse i njëjti ka munguar në seancë.

Deputetja e kësaj partie, Ganimete Musliu vendosi edhe një fotografi të tij në vendin ku ulet, derisa u kërkoi të gjithë atyre që e shohin, t’i tregojnë ministrit se e ka obligim ligjor që të raportojë në Kuvend.

E gjatë kohës, sa kuvendi mbante seancë, Veliu ishte në Podujevë në përkrahje të kandidatit të LDK’së për kryetar të kësaj komune, Nexhmi Rudarit.

-Advertisement-

Madje, gjatë kohës sa ai mbante fjalim, është penguar nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje atje, të cilët kanë përmendur emrin e Shpejtim Bulliqit, kandidat tjetër për kryetar të kësaj komune.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera