Lajme

Gjendet 19-vjeçarja nga Klina, thotë se po bashkëjeton me të dashurin

Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 03 March 2023

Është gjetur 19-vjeçarja nga Klina, Viktorija Gojani, e cila ishte raportuar e zhdukur nga familjarët e saj.

Policia njofton se ajo është gjetur pas publikimit tё kërkesës pёr bashkëpunim me qytetarët.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё i falënderon tё gjithё qytetarët pёr ndihmën e dhёnё nё gjetjёn e personit tё zhdukur dhe i inkurajon ata pёr bashkёpunim edhe nё tё ardhmen”, thuhet në komunikatën për media.

-Advertisement-

Tutje, bëhet e ditur se personi i gjetur ёshtё shoqёruar nё Stacionin Policor nё Pejё dhe e njëjta gjatё intervistimit ka deklaruar se ёshtё duke bashkëjetuar me tё dashurin e saj.

“Ajo deklaron se nuk ka pasur ndonjë presion, e njëjta me vetё deshirё ёshtё kthyer të bashkëjetoj me tё dashurin e saj. Pёr tё gjithё veprimet e marra ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera