Lajme

Gjendet 15-vjeçarja shqiptare që u raportua e zhdukur në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 23:57 | 17 September 2023

Është gjetur shqiptarja 15-vjeçare e cila ishte raportuar e zhdukur në Gjermani që nga 11 shtatori.

Lajmin e ka njoftuar familja e saj përmes rrjeteve sociale.

Në një postim Instagram familjarët kanë treguar se ajo tashmë gjendet në shtëpi.

-Advertisement-

Po ashtu shprehën falënderime për çdo person që ka dhënë ndihmë për të rënë në gjurmët e Rahmones.

“Shumë faleminderit të gjithëve. Sicili prej jush ishte i rëndësishëm në përpjekjet për ta gjetur atë. U jemi mirënjohës juve dhe Zotit”, thuhet në postim.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy