Lajme

Gjendet 13-vjeçarja që u raportua e zhdukur para dy javësh në Mitrovicë, familja e kupton se është martuar në Gllogjan

Autori: Gazeta inFokus 22:20 | 11 May 2022

Një 13-vjeçare nga Mitrovica është bërë e gjallë dy javë pasi është zhdukur nga shtëpia e saj. Familja e të miturës e ka kuptuar se e bija është martuar në Gllogjan të Pejës. Sinjali ka mësuar detaje nga ky rast që u raportua në stacion policor, ditën e djeshme.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se rastin e ka denoncuar babai i 13-vjeçares, i cili ka njoftuar se e bija po bashkëjeton me një 21-vjeçarë.

I shqetësuar për zhdukjen e vajzës, babai ka deklaruar se nuk kanë pasur asnjë informacion për fatin e të bijës deri dje, kur është njoftuar se ajo është martuar në Gllogjan.

-Advertisement-

Meqë rasti është raportuar mbrëmë, Njësia e Hetimeve ka shkuar sot në fshatin Gllogjan, ku viktimën dhe të dyshuarin i kanë shoqëruar për në stacionin policor në Mitrovicë për t’u intervistuar.

Mësohet se lidhur me këtë rast, prokurori i shtetit ka dhënë urdhër që të iniciohet rasti “bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeçare”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera