Lajme

Gjenden video të ISIS-it në telefonin e njërit prej sulmuesve të Londrës

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 06 June 2017

Video të grupit terrorist ISIS ishin gjetur në telefonin mobil të Youssef Zaghba, kur telefoni i tij ishte konfiskuar nga policia italiane në muajin mars, raporton e përditshmja italiane, Repubblica.

Në atë kohë, gjykata italiane kishte vendosur se nuk kishte prova të mjaftueshme të terrorizmit për të ngritur aktakuzë ndaj tij, raporton kjo gazetë, përcjell Express.

Meqë Zaghba kishte pasaportë italiane, autoritetet nuk kanë mundur ta dëbonin nga Italia për shkak të dyshimeve xhihadiste.

-Advertisement-

Inteligjenca italiane kishte ndarë informatat rreth Zaghba me inteligjencën britanike.

Zaghba është njëri prej tre sulmuesve që e kryen sulmin e së shtunës në Londrën qendrore, ku i vranë shtatë persona dhe plagosur 48 të tjerë.

Zaghba bashkë me dy sulmuesit tjerë u vranë nga policia gjatë sulmit./Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera