Lajme

Gjenden tre persona të vdekur në Lipjan

Autori: Gazeta inFokus 18:31 | 28 July 2023

Tre persona janë gjetur pa shenja jete të premten në fshatin Rufc të Lipjanit, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë.

Sipas Ahmetit, vdekja e tre personave është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor.

-Advertisement-

“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë.

Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor

Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera