Lajme

Gjenden tre granata në Klinë

Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 11 September 2019

Kishte nis të hapë një kanal të ujërave të zeza në një lagje të Klinës, por ka hasë në tri granata dore, të cilat janë tërhequr nga ushtarët.

Policia njofton se në rrugën “Sadik Rama”, në Klinë me 10 shtator rreth orës 13:11, derisa ankuesi ka qenë duke e hapur një kanal të ujërave të zeza ka hasur në tri granata dore të llojit M-1. Njësiti për deminim i FSK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë tërhequr mjetet e dyshuara. Nuk raportohet për ndonjë incident.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera