Lajme

Gjenden të vdekur dy persona në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 26 March 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten në rajonin e Prishtinës janë gjetur dy persona të vdekur, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se njëri rast ka ndodhur në rrugën “Tring Smajli” në kryeqytet, ku është raportuar se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit.

“Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet ne raportin e policisë.

-Advertisement-

Rasti tjetër ka ndodhur në Gllogoc, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Edhe në këtë rast mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërkaq ke vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera