Lajme

Gjenden të vdekur dy persona në Koçan

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 29 July 2017

Dy trupa të pajetë janë gjetur në përdhesen e një shtëpie në fshatin Teranci të Koçanit. Trupat i ka gjetur S.M., i cili ka qenë qiraxhi në shtëpinë familjare në Koçan.

Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për një burrë dhe një grua të cilët janë gjetur të vdekur. Bëhet fjalë për personin me iniciale S.G. i lindur në vitin 1975 në Shkup dhe J.P. e lindur në vitin 1992 në Probishtip.

Të dy trupat janë gjetur në pozitë të shtrirë me plagë në kokë. Hetimi është në vijim, ndërsa sipas njohurive të para dhe rrëfimet nga fqinjët bëhet fjalë për lidhje dashurie midis dy personave. Trupat janë dorëzuar në obduksion./Telegrafi/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera