Lajme

Gjenden të fshehura 130 paketime të barnave të kontrabanduara në një barnatore në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 05 July 2024

Në Prishtinë, njësitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës, pas pranimit të informatës nga qytetarët për prezencë të barnave pa banderola, kanë kryer një kontroll në një barnatore.

Si rezultat, janë gjetur të fshehura 130 paketime të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja, të cilat janë kontrabanduar në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.

Malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe ndaj palës është inicuar procedura kundërvajtëse.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera