Lajme

Gjenden pa shenja jete dy burra në Prishtinë, policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 15 Maj 2023

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të vdekjeve, një në Lipjan dhe një tjetër në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Rasti i parë në Lipjan policia ka njoftuar se ka ndodhur të dielën rreth orës 15:45 ku është gjetur pa shenja jete një burrë.

Vdekjen e viktimës e kishte konstatuar, ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

-Advertisement-

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia.

Rasti është hapur “hetim mbi vdekjen”.

Po ashtu edhe në kryeqytet të dielën rreh orës 05:46 ka raportuar se është gjetur pa shenja jete një burrë.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy