Lajme

Gjenden mbi njëmijë çokollata me afat të ndryshuar të skadimit në një market në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 06 May 2023

Mbi njëmijë çokollata me afat të ndryshuar të skadimit janë gjetur të premten rreth orës 20, në një depo të një marketi në Prishtinë.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë, në bashkëpunim me Inspektoratin e AUVK (Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës) dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në depon për furnizim me shumicë të artikujve ushqimor, pronë e të dyshuarit mashkull kosovar,  kanë gjetur gjithsejtë 1031 çokollata në të cilat dyshohet se ka pasur ndërhyrje (falsifikim) në datën e përdorimit”, thuhet në raportin e policisë.

Policia ka njoftuar se ka sekuestruar aparatin i cili është përdorur për ndryshimin e afatit të përdorimit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera