Lajme

Gjenden katër granata në rrugën “Thimi Mitko” në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 28 October 2020

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 13:00, kanë pranuar informatë për mjete të dyshimta shpërthyese në rrugën “Thimi Mitko” në Prishtinë.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat kanë arritë që nga aty të largojnë katër mjete të dyshuara (granata)”, ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka vënë në dukje se më këtë  rast po merren njësitet kompetente.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera