Lajme

Gjenden eshtra të njeriut në Pasjan

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 29 December 2017

Gjatë punimeve të rrjetit të ujërave të zeza në fshatin Pasjan të Parteshit, nga një firmë ndërtimore janë gjetur disa eshtra që dyshohet të jenë të njeriut.

Policia e Kosovës menjëherë i është përgjigjur rastit duke dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas policisë, për rastin është informuar Prokurori i Shtetit dhe po punohet për sqarimin e rastit.

-Advertisement-

Ende nuk dihet se nga cila kohë janë eshtrat e gjetur një njeriut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera