Lajme

Gjenden dy mina në Skenderaj, aktivizohet Ushtria

Autori: Halil Berisha 11:17 | 31 October 2019

Një person, banues i Skenderajt, ka lajmëruar se ka gjetur dy mjete të pashpërthyera.

Këto i gjeti në livadhe të fshatit Polac, shkruan gazeta inFokus.

Kështu, për të deminuar ato, në mënyrë të sigurt në atë vend shkuan edhe Ushtria e Kosovës.

-Advertisement-

Minat u deminuan në mënyrë të siguritë, e nuk pati ndonjë aksident.

“Fshati Polac, Skenderaj 30.10.2019 – 08:15. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se në livadhe të fshatit ka gjetur dy mjete të dyshuara të pashpërthyera. Njësia për deminim e FSK-së ka bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar të dy mjeteve shpërthyes. Nuk raportohet për ndonjë incident”, thuhet në raport të Policisë së Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera