Lajme

Gjenden 104 aparate për prodhim të Bitcoinit në Prishtinë, sekuestrohen 55 prej tyre

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 15 May 2022

104 aparate për prodhim të kriptovalutës Bitcoin janë gjendur në një lokacion në Prishtinë.

Pas kontrollimit, 55 prej tyre nuk kanë pasur dokumentacion të nevojshëm, me ç’rast janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës.

Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës, ndërkohë që vazhdon të hetohet, njofton policia.

-Advertisement-

“Të gjitha veprimet janë marrë në konsultim dhe koordinim prokurorin dhe gjyqtarin kujdestar, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera