Lifestyle

Gjen shërim vajza me varësi nga seksi, dikur flinte dhe me 6 të panjohur në një natë-FOTO

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 05 September 2019

Edhe pse ka kaluar një vit qëkur e ka nisur terapinë, ajo e ka të vështirë ta mbajë veten e të mos i dërgojë mesazhe erotike një djali që ka parë në rrjetet shoqërore.

Vajza britanike kishte varësi nga seksi, e kishte si mënyrë të vetme për të gjetur ngushëllim. Ajo nuk e mban mend se sa partnerë ka pasur gjithsej, por varësia e ka bërë të shkojë edhe me gjashtë persona që sapo i kishte njohur, brenda një nate të vetme.

Por pasi u bë me fëmijë, gjithçka nisi ta shohë me një tjetër këndvështrim. Jeta që bënte mund t’i krijonte vështirësi fëmijës, ndaj ajo vendosi të kërkojë ndihmë nga psikologë profesionistë. Tani që ndihet se e ka kaluar fazën e varësisë, ajo ka shkruar një libër, “Ditari i një të varure nga seksi”, të bazuar kryesisht në jetën e saj.

-Advertisement-

Ajo thotë që s’e mban mend se me sa meshkuj ka fjetur, por duhet të jenë rreth 200

Edhe pse e ka kaluar fazën e varësisë, Laurie-s i duket e vështirë të mos i shkruajë mesazhe erotike një djali që sapo e ka parë në rrjetet shoqërore

Ajo e pranon që seksi ishte një mënyrë për të gjetur paqe me veten

Por të qenit nënë e bëri të ndryshojë pikëpamje. Ajo druante se jeta e saj do t’i krijonte probleme djalit, ndaj kërkoi me çdo kusht ta kalonte varësinë e të gjente shërim,

Deri sa iu nënshtrua kurës, monogamia i dukej diçka e pamundur

Tani që ka marrë ndihmë nga psikologë profesionistë, Laurie e ka kapërcyer problemin dhe ka shkruar një libër mbi jetën e saj

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera