Gjatë verës, Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë do të patrullojnë së bashku
Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 27 June 2018
Një marrëveshje bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës është nënshkruar nga dy drejtorët e të dy policive, Ardi Veliut dhe Naim Rexhës.
Memorandumi i bashkëpunimit, për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në territorin e Shqipërisë është nënshkruar për sezonin verorë turistike.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është vendosja e bashkëpunimit konkret për parandalimin e shkeljeve administrative në fushën e trafikut rrugor, uljen e numrit të ngjarjeve rrugore dhe zbatimin me rigorozitet të legjislacionit rrugor për krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e rrugës, që qarkullojnë në akset rrugore, që lidhin dy vendet.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, pas nënshkrimit tha se shërbimi nga ana e PK-së, do të jetë i pranishëm për sigurimin e akseve rrugore dhe disa zona turistike të cilat frekuentohen më shumë nga turistët kosovar.
“Kjo është një përvojë, e cila tashmë ka disa vite dhe është një përvojë shumë e mirë në drejtim të shkëmbimit qoftë të eksperiencave, por njëkohësisht edhe të parandalimit të aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në Shqipëri”, tha drejtori Veliu.
Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit në Policinë e Kosovës, Naim Rexha tha se do të ofrohen shërbime të sigurisë në trafikun rrugor.
“Me këtë rast dëshiroj të potencoj që qëllimin e kahershëm, të njëjtë me angazhimet tona të përbashkëta, po e begatoj me modalitete të reja të ofrimit të shërbimeve të sigurisë në trafikun rrugor, dhe jo vetëm në trafikun rrugor, si hallkë e re shtesë të zinxhirit të gjatë të bashkëpunimit tonë të përbashkët me një model shtesë jashtëzakonisht të rëndësishëm të zvogëlimit të fataliteteve gjatë qarkullimit në rrugët publike si pasojë e aksidenteve të trafikut dhe ofrimit sa më të mirë të shërbimeve të trafikut të dy policive respektive, brenda afatave kohore me fokus të veçantë në mbulimin e tërë sezonit veror”, tha Rexha.
Të tjera
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...
-
Bedri Hamza thirrje diasporës: Regjistrohuni që të votoni dhe tregoni që Kosova mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i ka bërë thirrje disaporës...
-
SHBA-ja thellësisht e shqetësuar me moscertifikimin e Listës Serbe
SHBA-ja ka shprehur shqetësimin për moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisi...
-
Partia Socialdemokrate: Kurti e di që Lista Serbe do të certifikohet
Partia Socialdemokrate ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti e di që Lista...
-
Me para të shtetit, Ministra Nagavci po organizon një tubim të madh me 26 dhjetor
Kryetar i Unionit të Studentëve Shqiptarë, Ardit Dobi ka reaguar kundër organ...
-
E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në vetaksidentin e rëndë në magjistralen Pejë-Prishtinë
Një vetaksident trafiku i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen ...
-
Bedri Hamza do ta themelojë Fondin e Bursave: 25 milionë euro çdo vit si bursa do u ndahen studentëve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe m...
-
“Partija Kosovskih Srba” e Aleksandar Jabllanoviq që Kosovës i referohet si “Kosovë e Metohi”, kalon në KQZ
Lëvizja Vetëvendosje e festoi si sukses të punës së saj moscertifikimin e Lis...
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...