Lajme

Gjatë orës policore dy persona ia thyejnë hundën një personi në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 23:48 | 16 November 2020

Një rrahje ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në Pejë.

Rasti ka ndodhur në rrugën kryesore që të çon tek “Maja e Zezë”, ndërsa në këtë përleshje janë përfshirë disa persona.

Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëvendësdrejtor i Policisë në Rajonin e Pejës, Veton Elshani.

-Advertisement-

“Pas orës 19:00 ka ndodhur një rrahje, kur edhe ka nis ora policore. Dy persona e kanë rrahur një person të cilit ia kanë thyer hundën. Viktima ka pësuar lëndim të rëndë dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, që më pas është liruar”, ka thënë Elshani.

I njëjti ka konfirmuar që dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera