Lajme

Gjatë muajit të Ramazanit nevojtarët mund të marrin bukë falas në këto furra të Ferizajt

Autori: Gazeta inFokus 09:01 | 14 April 2021

Dora e biznesit ferizajas gjithmonë ka qenë e shtrirë për nevojat e qytetarëve, veçanërisht në mbështetje të qeverisjes të udhëhequr nga Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Kjo u dëshmua gjatë gjithë pandemisë.

Së fundmi, janë siguruar tonelata të shumta mielli në këtë Muaj të Shenjtë të Ramazanit, për t’i mundësuar nevojtarëve të marrin bukë falas e artikuj tjerë.

-Advertisement-

Kjo nismë ishte edhe  gjatë pandemisë ndihmuan qytetarët me pako ushqimore e higjienike.

Tani, në nisje të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, bizneset e Ferizajt bashkë me Komunën e Ferizajt, kanë arritur të sigurojnë një sasi prej 10 tonelata miell që i është dorëzuar disa prej furrave në Ferizaj, ku familjet në nevojë mund të paraqiten e të marrin produktet të ndryshme në këto furra.

Qytetarët në vështirësi ekonomike, mund të paraqiten në këto furra për të marr produktet e tyre, si në furrën “Orex” në qendër të qytetit, furrën “Liria” në rr. “Vëllezërit Gërvalla”, furrën “Hasi” në rr. “Astrit Bytyqi”, furrën “Genci” në rrugën e Reçakut dhe furrën “Rozafa” në rrugën “Gursel e Bajram Sylejmani”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera