Lajme

Gjatë kësaj jave do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell

Autori: Gazeta inFokus 07:04 | 19 December 2022

Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme, Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë këtyre ditëve do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell

Mot i ngjashem me lëvizije të lehta të temperaturave parashihet të na shoqëroj gjatë gjithë këtyre pesë ditëve të ardhshme.

Vranësira më të fokusuara dhe më të shpeshta, sipas IHK-së do të shtrihen përgjatë relievit malor.

-Advertisement-

Mëngjeset do të jenë relativisht të ftohta dhe me ngrica të lehta, gjithashtu do të ketë kushte që në orët e para të paraqitet mjegulla si dukuri meteorologjike.

Në fushta termike nuk parashihet të ketë lëvizje të larta, por me tendencë të uljes në fundjavë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera