Lajme

Gjashtë vjet burgim për personin që dhunoi një femër nën kërcënimin e thikës në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 30 October 2023

Gjykata Themelore në Gjakovë e dënoi me 6 vjet burgim të pandehurin A.B pasi që ai akuzohet se e ka dhunuar një femër nën kërcënimin e thikës.

Dënimi iu shqiptua nga kryetari i trupit gjykues të Departamentit për Krime të Rënda, Sulltan Dobraj.

“I pandehuri A. B., akuzohet se “me datën 15 tetor 2022 rreth orës 20:00 në Gjakovë, e detyron personin tjetër dhe atë nën kërcënimin e thikës për të kryer akt seksual pa pëlqimin e saj këtu të dëmtuarën …… ……, në atë mënyrë që pasi me të dëmtuarën dalin për të bërë xhiro me makinën e tij, i pandehuri e dërgon të njëjtën nëpër disa vende jashtë qytetit, të panjohura për të dëmtuarën, ja vendos thikën në qafë të dëmtuarës, ashtu që e njëjta detyrohet ti kryejë akt seksual oral pa dëshirën e saj, e më pas e dërgon të dëmtuarën në shtëpi rreth orës 01:00 të natës, deri sa i njëjti arrestohet nga policia me datë 24 tetor 2022.”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate, transmeton Klankosova.tv

-Advertisement-

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera