Gjashtë të vrarë nga sulmet ruse në Herson
Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 21 February 2023
Të paktën një raketë ruse goditi në një rrugë të frekuentuar në qytetin jugor ukrainas të Hersonit, duke vrarë gjashtë persona, në kohën kur presidenti rus, Vladimir Putin, po mbante fjalimin për të shënuar njëvjetorin e nisjes së luftës, thanë zyrtarët.
Ushtria ukrainase dhe autoritetet lokale në Herson tha se 12 të tjerë u plagosën në këtë sulm. Reuters raporton se sulmi ndodhi afër një stacioni të autobusëve.
Nga shpërthimi po ashtu ka pasur dëme në dyqanet afër.
Në fotografitë e postuara nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u shfaqën trupa të pajetë të shtrirë në tokë.
“Në këtë kohë të ditës ky vend është i frekuentuar shumë dhe ka të ngjarë që të ketë edhe më shumë viktima”, tha Viktoria, një ukrainase që po priste autobusin.
“Është e frikshme”, shtoi ajo.
Autoritetet lokale në Herson thanë se ishin cak i disa sulmeve në kohën kur presidenti rus po mbante fjalimin, në të cilin ai e përshkroi Perëndimin si agresor në Ukrainë dhe mohoi se shteti i tij kishte nisur luftën kundër popullit ukrainas.
Rusia ende nuk ka komentuar lidhur me sulmet në Herson, qytet në të cilin, sipas ushtrisë ukrainase, janë hedhur rreth 20 raketa.
Moska vazhdimisht ka mohuar se ka shënjestruar civilët në luftën në Ukrainë, por qytetet ukrainase janë shkatërruar nga sulmet me raketa dhe dronë, teksa besohet se janë vrarë mijëra civilë.
“Ushtria ruse po granaton rëndë Hersonin. Sërish, vrasje të pamëshirshme të popullatës civile”, shkroi Zelensky në Telegram.
Ukraina rimori kontrollin e Hersonit në nëntorin e kaluar, tetë muaj pasi Rusia kishte pushtuar atë.
Qyteti i Hersonit dhe zonat përreth janë vazhdimisht cak i bombardimeve nga forcat ruse, që gjenden në anën tjetër të bregut të Lumit Dnjepër./REL
Të tjera
-
Dosja Partizani/ Berisha nesër përballë SPAK
Ish- kryeministri i vendit, Sali Berisha do të paraqitet nesër në SPAK për të...
-
Bastiset shtëpia e një personi në Pejë – ja çka gjeti policia
Një patrullë policore e Pejës derisa ishte duke ecur në këmbë në rrugën “Mbre...
-
Kosova importoj 302 milionë euro mallra nga Shqipëria
Nga muaji janar deri në muajin nëntor të vitit 2024, Kosova ka importuar nga ...
-
Dhjetëra shpendë të ngordhur në Plazhin e Vjetër në Vlorë, dyshohet për gripin e shpendëve
Shpendë të ngordhur janë konstatuar në zonën e Plazhit të Vjetër në qytetin e...
-
Numri i votuesve më i madh se i banorëve në Kosovë, KQZ tregon arsyen
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka certifikuar të shtunën li...
-
Enver Hoxhaj emocionon me fjalët për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin
Ish ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovë...
-
Kamberi: Kërcënimet e Vuçiqit, sjellje tipike prej autokrati fuqia e të cilit po perëndon
Kërcënimet e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë sjellje...
-
Në kohë rekord grumbullohen paratë për shërimin e 15 vjeçares nga Mitrovica
Dje u kërkuan para për mjekimin e 15 vjeçares Atika Pireva, nga Mitrovica. ...
-
Sulmet terroriste, Sekuloviq: Serbia synon të destabilizojë Kosovën
Bashkëpunëtor i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Aleksandër S...
-
Goditet për vdekje një 75-vjeçar në Cërrik
Një aksident me fatalitet ka ndodhur këtë të diel në Cërrik të Shqipërisë. ...
-
Vazhdojnë kolonat për të dalë nga Kosova, këto janë të dhënat e fundit
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi pritjet në...
-
Temperaturat deri në 12 gradë Celsius – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Gjatë javës së ardhshme, në Kosovë pritet të mbizotërojë kryesisht mot me die...