Lajme

Gjashtë të vdekur nga vërshimet në Brazil

Autori: Gazeta inFokus 21:25 | 07 February 2019

Gjashtë persona kanë humbur jetën për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe erërave të forta që goditën Rio de Zhaneiron duke përmbytur shumë lagje, njoftuan sot autoritetet braziliane.

Bilanci zyrtar, i cili fillimisht raportonte për pesë të vdekur u përshkallëzua pasi forcat zjarrfikëse konfirmuan se kishin gjetur një tjetër person të pajetë, në një autobus të përmbysur nga rrëshqitjet e tokës, shkruan ATSH.

“Ne kemi një numër të madh zonash në rrezik në qytetin tonë, toka është e tejngopur me ujë nga rreshjet intensive të regjistruara gjatë natës dhe i trembemi rrëzimit të pemëve apo rrëshqitjeve të tokës. I bëjmë thirrje popullsisë të largohet nga zonat në rrezik’’, thekson kryebashkiaku i Rios, Marcello Crivella.

-Advertisement-

Ai dekretoi gjendjen e emergjencës, duke rritur gjendjen e alarmit në nivelin më të lartë, si dhe zi zyrtare tre ditore në qytetin me gjashtë milionë banorë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera