Lajme

Gjashtë të vdekur dhe 298 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 16 December 2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoni të Veriut janë shënuar 298 raste të reja me COVID-19 si dhe kanë vdekur gjashtë persona, që ishin të prekur me këtë virus.

Po ashtu janë shëruar edhe 335 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 207,238 që nga fillimi i pandemisë.

Numri total i të prekurve me koronavirus ka arritur në 220,467, kurse i të vdekurve është 7,778 persona.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera