Lajme

Gjashtë të mitur vjedhin drita në Aeroportin e Gjakovës

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 03 March 2019

Një person ka raportuar në policinë e Gjakovës se disa persona të panjohur kanë vjedhur drita të ndriçimit në Aeroportin e Gjakovës

Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës, në fshatin Lug Bunar të Gjakovës, ku ankuesi ka raportuar se disa persona të panjohur janë duke vjedhur drita të ndriçimit në Aeroportin e Gjakovës.

Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka takuar gjashtë persona të mitur.

-Advertisement-

Të njëjtit janë intervistuar në prani të prindit dhe avokatit e më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq një vjedhje tjetër ishte raportuar ditë më parë në po të njëjtin vend. Ankuesi punëtor në sigurimin e Aeroportit të Gjakovës kishte raportuar se persona të dyshuar të panjohur kanë vjedhur kabllo të rrymës. Në këtë rast nuk ka pasur të arrestuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera