Lajme

Gjashtë të lënduar në një aksident në rrugën Gjakovë – Deçan

Autori: Gazeta inFokus 23:03 | 12 October 2022

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjakovë – Deçan.

Kështu bëri të ditur për zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se të lënduarit pas trajtmit mjekësor janë liruar nga spitali.“Sonte rreth orës 19:30 në rrugën Gjakovë-Deçan, në fshatin Dujakë, ka ndodhur aksident trafiku ku përveç dëmeve të konsiderueshme materiale ndihmë mjekësore kanë kërkuar gjashtë persona. Personat pas trajtimit mjeksor janë liruar nga spitali. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor “- tha Elezaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera