Lajme

Gjashtë të huajve u konfiskohen katër revole në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 20 June 2023

Në orët e para të së hënës janë arrestuar gjashtë shtetas të huajë pasi që të njëjtëve u janë gjetur katër armë zjarri në Prishtinë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, njofton Klan Kosova.

“Janë arrestuar gjashtë të dyshuar, shtetas të huaj pasi që të njëjtit janë hasur në një banesë ku gjatë kontrollit të sajë, janë gjetur dhe konfiskuar 4 armë zjarri (revole) dhe 63 fishek. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera