Lajme

Gjashtë raste të vdekjes nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 16 January 2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se 6 persona e kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit, shkruan Gazeta inFokus.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (85, 81, 75 vjeç), Lipjan 1 rast (83 vjeç), Malishevë 1 rast (71 vjeç), Suharekë 1 rast (71 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 55.498 raste nga 206.941 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.405 raste të vdekjes.

-Advertisement-

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 418 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48.990 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.103”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera