Lajme

Gjashtë raste të dhunës në familje për një ditë në Kosovë, ja sa burra dërgohen në mbajtje

Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 04 November 2021

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Prishtinë rreth orës 12:00 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas policisë, viktima është dërguar në strehimore ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

-Advertisement-

Ndërsa, në raportin 24 orësh të policisë thuhet se dje në Prishtinë në orën 13:55 një grua ka raportuar në polici se në vazhdimësi ka pasur presion psikik dhe sulme fizike nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ishte duke bashkëjetuar.

Sipas policisë, ankuesi nuk është hasur nga njësitë policore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.

Dje në orën 06:20 në Gjilan është arrestuar një burrë pasi i njëjti ka kanosur familjen e tij.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Junik dje në orën 13:40 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas policisë, me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Në Pejë dje në orën 21:15 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas policisë, i dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit me 1.28 promil dhe në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajte.

Ndërsa, në Gjakovë dje është arrestuar një grua pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht vajzën e saj të mitur.

Të miturës i është ofruar tretman mjekësor ku është ndaluar për tretman nga mjeku kujdestar.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit e dyshuara të lirohet.

Kujtojmë që raste të shumta të dhunës në familje raportohen për çdo ditë në Kosovë. Përkundër dhunës së ushtruar, shumë persona lirohen në procedurë të rregullt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera