Lajme

Gjashtë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 09 October 2021

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Dy raste janë raportuar në Prishtinë, ku në njërin rast i dyshuari ka sulmuar fizikisht motrën e tij, ndërkaq në rastin tjetër një i dyshuar ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij. Me vendim të prokurorit të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Edhe në Prizren janë shënuar dy rate të dhunës në familje, në njërin rast viktima është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti saj, me ç ‘rast i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkaq në rastin tjetër i dyshuari në gjendje të dehur kishte sulmuar verbalisht babanë e tij dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është mbajtur për 6 orë në stacionin policor.

-Advertisement-

Një rast i dhunës në familje është raportuar edhe në Gjakovë, ku është arrestuar e dyshuara pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.

Edhe në Lipjan në një familje ka pasur dhunë, ku viktima ishte kërcënuar me vdekje nga bashkëshorti i saj, andaj me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërkaq viktima në strehimore.

Të gjitha rastet:

Lipjan (NN) 06.10.2021 – 13:40. Më 08.10.2021 viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur verbalisht me vdekje nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima me dy fëmijët është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 08.10.2021 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 08.10.2021 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren 08.10.2021 – 00:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Prizren 08.10.2021-23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar verbalisht viktimen mashkull kosovar babain e tij . I dyshuari me vendim të prokurorit mbahet për 6 orë në stacion policor .

Gjakovë 08.10.2021 – 17:50. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera