Gjashtë raste të dhu*ës në familje vetëm dje në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
09:16 | 19 Dhjetor 2023
Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar vetëm dje në Kosovë, shkruan Gazeta Express.
Në Drenas është arrestuar një person dhe është dërguar në mbajtje për dhunë ndaj gruas së tij.
“Gllogoc 18.12.2023-00:05. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, në Milloshevë një burrë e ka lajmëruar gruan në polici për sulm fizik.
“ Milloshevë 17.12.2023-22:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, njofton policia.
Edhe në Gjilan u arrestua një burrë për dhunë në familje. Ai e sulmoi fizikisht babanë e tij.
“Gjilan 17.12.2023-21 : 45. Me 18.12.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje e ka sulmuar fizikisht babanë e tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërsa në Kaçanik është arrestuar një person për sulm fizik ndaj gjyshes së tij.
“Kaçanik 18.12.2023-15:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje e ka sulmuar fizikisht gjyshen e tij. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton tutje policia.
E një grua u intervisuta nga policia në Malishevë, pasi sipas burrit të saj në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë në familje.
“Malishevë 18.12.2023-11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare në vazhdimësi është duke u shkaktuar dhunë në familje. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti hetohet në procedurë të rregullt”, njofton policia.
E në Vushtrri një grua e lajmëroi vëllain në polici, pasi sipas saj është duke i shkaktuar dhunë psikike.
“Vushtrri 17.12.2023-15:00. Me 18.12.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, vëllai i saj është duke i shkaktuar dhunë psikike. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

T� tjera
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...


































