Gjashtë profesionet që do të zhduken
Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 05 April 2018
Sa më shumë inteligjencë artificiale, aq më shumë shërbime online. Janë të shumtë sektorët profesionalë të cilët kërcënohen nga zhdukja për shkak të zhvillimit të shpejtë teknologjik. Duke filluar me ekonominë ‘sharing’ dhe bizneset e reja inovative, profesionet tradicionale janë të destinuara të ndryshojnë ose të zhduken plotësisht.
Sipas një studimi të Financial Times disa nga profesionet që rrezikojnë më shumë janë agjencitë e udhëtimit, kompanitë e sigurimit, industria prodhuese, konsulentët financiarë, ofiçinat për riparimin e makinerive si dhe rezervimet.
Agjencitë e udhëtimit
Në qoftë se deri më tani na duhej të shkonim nëpër agjencitë e udhëtimit për të pronotuar një hotel, një biletë udhëtimi apo një tur turistik, me krijimin e platformave të ndryshme online, kjo gjë ka filluar të evitohet. Mjafton t’ia hedhin një sy Booking, Expedia, Skyscanner, etj., për të planifikuar një udhëtim.
Studime të kryera nga Byroja e Statistikave të Punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregojnë që numri i agjentëve të udhëtimit ka rënë nga 132 mijë në vitin 1990 në 74 mijë në vitin 2014. Parashikimi është që do të ketë një ulje deri në 12 për qind brenda vitit 2024.
Kjo nuk do të thotë një zhdukje totale e agjencive të udhëtimit, por këto agjenci duhet të punojnë fort për të ecur në hapat e botës dixhitale. Agjencitë që do të mbijetojnë do të jenë ato që merren me organizimin e udhëtimeve të rëndësishme, siç është muaji i mjaltit, një mbledhje familjare, një udhëtim personeli, etj.
Industria e printimit 3D
Printerët 3D tashmë janë kthyer në pushtues të industrisë prodhuese. Kompanitë nuk do të kenë më nevojë të porosisin pajisjet për të cilat kanë nevojë, do të mjaftojë thjesht një dizenjim dhe shtypja e butonit për printim. I tillë është rasti i kompanisë Bosch, e cila është shprehur se synon të prodhojë vetë, me anë të printerit 3D, të gjitha pajisjet e nevojshme për produktet e saj. Brenda 10 vjeçarit të ardhshëm, kjo kompani ka në projekt të printojë 40 për qind të komponentëve që çon në kursim 60 për qind të kostove të prodhimit.
Sigurimi i automjetit
Me shtimin e makinave autonome do të ketë një ulje të numrit të aksidenteve, pasi kompjuterët respektojnë të gjitha rregullat mbi bazën e të cilave janë programuar. Nuk do të ketë asnjë mundësi për të evituar gropat apo kaluar me semafor të kuq. Nga njëra anë kjo do të jetë shumë pozitive për përdoruesit, por negative për kompanitë e sigurimit, të cilat me një ulje të rrezikut, do të përjetojnë edhe ulje të kostos së polisave.
Polisat e sigurimit nuk do të firmosen më nga individët, por drejtpërsëdrejt nga kompanitë e prodhimit të automjeteve e në këtë rast pritet një ulje të kërkesave në 80 për qind deri në vitin 2040.
Algoritmet si konsulentë financiarë
Një kategori tjetër që preket drejtpërsëdrejti nga teknologjia janë edhe konsulentët financiarë. Në internet qarkullojnë faqe të ndryshme, të ndërtuara mbi algoritme, që ofrojnë shërbime dhe këshilla financiare.
Tashmë, janë krijuar platëformat konsulentët-robotë, të cilët monitorojnë portofolin e fondit të investimeve me anë të pyetësorëve online.
Makinat elektrike pakësojnë punën e ofiçinave
Avantazhet e makinave elektrike tashmë janë bërë të njohura për të gjithë. Këtyre i shtohet edhe ulja e kostos së mirëmbajtjes. Përdoruesit e makinave elektrike nuk e kanë më të nevojshme të drejtohen tek mekaniku për probleme të makinës pasi pjesët janë shumë të vështira për tu prishur. Si për shembull, në rastin e një Tesla, nevojiten vetë 18 pjesë të makinës për t’u vënë në lëvizje, prandaj mekanikëve do u duhet të synojnë zhvillimin e kapaciteteve në fushën e elektronikës në mënyrë që t’i mbijetojnë teknologjisë.
Përdorimi i Uber në vend të makinave me qera
Në sektorin e transportit dhe turizmit, po lulëzon fenomeni i ‘car sharing’ dhe Airbnb, të cilat janë platforma që po sjellin revolucion në mënyrën e të udhëtuarit të personave. Çmimet janë më të ulëta dhe koha që nevojitet është më e shkurtër – për të rezervuar një dhomë në Airbnb mjafton një klikim, ndërkohë nëqoftëse ke nevojë për një shoqërim me makinë, me anë të aplikacionit shoferi vjen në moment. Shqetësimi i kompanive të mëdha të hotelerisë dhe makinave me qera është mëse e dukshme.
Europcar, një nga kompanitë më të mëdha në Evropë për makinat me qera, ka nisur një sërë projektesh duke filluar nga car sharing në investimet në teknologjitë e reja në mënyrë që të modifikojë modelin e saj të biznesit dhe gjithashtu t’i mbijetojë ndryshimeve teknologjike.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...