Lajme

Gjashtë persona sulm*ojnë një tjetër në Prishtinë, ia vjedhin paratë dhe telefonin

Autori: Gazeta inFokus 08:57 | 15 April 2025

Një grabitje e rëndë ka ndodhur dje (e hënë) pasdite në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, gjashtë persona e kanë kanosur dhe sulmuar një tjetër duke ia vjedhur portofolin me para dhe telefonin.

Viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor derisa nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar në këtë rast.

-Advertisement-

“Prishtinë 14.04.2025-16:00. Është raportuar se gjashtë të dyshuar të panjohur duke e kanosur dhe sulmuar kanë grabitur portofolin me para dhe telefonin nga ankuesi mashkull kosovar. Lidhur me rastin i njëjti ka pranuar tretman mjekësor, po ashtu është njoftuar edhe prokurori. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raporton 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera