Lajme

Gjashtë persona arrestohen për vjedhje

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 09 March 2018

Policia në Prizren bën të ditur se dje në rrugën “Muhamet Cami”, gjashtë persona janë shoqëruar në polici nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër i cili gjendet në arrati , kanë kryer disa vepra penale të vjedhjeve.

Gjatë kontrollit në dy shtëpi, janë gjetur dhe sekuestruar: dy televizorë, bizhuteri dhe një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 3.4 kg.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit tre prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar./Infokusi

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera