Lajme

Gjashtë pacientë të shtrirë në spitalin e Pejës me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 18 January 2022

Nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës kanë bërë të ditur se 6 pacientë me COVID-19 janë të shtrirë në këtë spital, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të këtij spitali thuhet se 3 prej pacientëve janë me oksigjenoterapi.

Nga spitali I Pejës kanë treguar po ashtu se gjatë 24 orëve të fundit në këtë spital janë kryer 609 vizita specialistike dhe mbi 5 mijë analiza.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Puna gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë përmes shifrave më kryesore:

– 609 Vizita Specialistike;

– 57 Pranime;

– 214 Pacientë aktualisht të hospitalizuar;

– 6 Lindje, 1 djalë dhe 5 vajza;

– 13 Operacione;

– 33 Hemodializa;

– Analiza: 378 pacientë që kanë bërë 5,072 analiza;

-Shërbime Radiologjike: 128 Rëntgen, 45 Ultra zëra, 18 CT-ja dhe 1 Mamograf;

– 52 procedura fizioterapie;

– 6 Pacientë me Covid-19. 3 pacientë janë në Oksigjen./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera