Gjashtë ditë pune në Japoni 1 mijë e 665 euro, për tre këshilltarë të Kadri Veselit
Autori: Sylejman Sylejmani 17:24 | 14 August 2019
Gjatë marsit të këtij viti, tre këshilltarë të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli realizuan një udhëtim zyrtar në Japoni.
Blerand Stavileci, Avni Bytyçi e Gazmend Krasniqi për kohën sa qëndruan jashtë Kosovës, në këtë shtet të largët, morën plot 1 mijë e 665 euro mëditje, shkruan Gazeta inFokus.
Secilit prej tyre i takuan nga 555 euro.
Kështu thuhet në raportin financiar të Kuvendit të Kosovës për tre mujorin e parë të këtij viti, të cilin e posedon Gazeta inFokus.
Lexo edhe: Kadri Veseli nuk i kursen paratë e shtetit, për tre muaj shpenzoi gati 8 mijë euro për dreka zyrtare
Aty nuk tregohet edhe se sa para shpenzuan këshilltarët e Veselit për akomodim gjatë këtij udhëtimi dhe cili ishte qëllimi i vizitës.
Vizita e tyre zgjati gjashtë ditë.
Në fund të muajit shkurt, Brovina ka udhëtuar zyrtarisht në Vietnam, shkruan Gazeta inFokus.
Arsyeja e udhëtimit të saj në shtetin aziatik nuk dihet, veçse në raportin e shpenzimeve të Kuvendit për tre muajt e parë thuhet se Brovina qëndroi atje shtatë ditë.
Si mëditje për këtë udhëtim ajo mori 428 euro e 75 cent, përderisa akomodimi i kushtoi 174 euro.
Megjithatë, Brovina bëri edhe shpenzime të tjera në këtë udhëtim. Për këto shpenzime ajo u pagua edhe me 221 euro të tjera.
Gazeta inFokus ka provuar të kontaktojë me Brovinën për të marrë më shumë detaje për këtë vizitë, mirëpo me arsyetimin se është në rrugë nuk ka dashur të flasë.
Gazeta inFokus ka publikuar disa shkrime nga ky raport financiar i Kuvendit. /Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Premtimi i Abelard Tahirit: Nëse Kurti edhe një herë bëhet kryeministër, unë e lë mandatin e deputetit
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se do ta lë mandati...
-
Humolli: Kurti ka dështuar të krijojë një realitet të ri politik
Deputeti Fatmir Humolli, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ...
-
Hovenier vizitonin Prizrenin, shfaq edhe talentin në muzikë
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenieri, sot e ka vizituar qytetin e...
-
“Tërheqjet e njohjeve” të Kosovës, Bërnabiq i konsideron si suksesin më të madh të qeverisë në Serbi
Kandidatja për kryetare të Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se suk...
-
Konjufca: Escobari dallon nga Grenelli vetëm te çështja e shkëmbimit të territoreve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se emisari amerikan,...
-
Konjufca flet për kontributin e Hashim Thaçin për pavarësinë e Kosovës
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ai ka folur për ish- presidenti...
-
Tahiri: Jemi më se të bindur, PDK i fiton zgjedhjet e ardhshme
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, u shpreh i bindur se PD...
-
Haziri: Me SHBA-në ka raport mosbesimi, Kurti dhe Osmani arrogantë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka shprehur shqetë...
-
E thotë Kurti: Nuk i kam problem kritikat e aleatëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk i ka problem kritikat e ndërkombëtarë...
-
Kurti pret në takim Parsonsin, diskutohet për zgjerimin e përfshirjes në aktivitete sportive të personave me nevoja të veçanta
Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministrja e Kulturës, Rinis...
-
Vd*es ish-pjesëtari i UÇK-së
Ka ndërruar jetë ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Potera. ...
-
Zyrtari amerikan viziton Shqipërinë e Kosovën, takohet me Ramën dhe Osmanin
Ndihmëssekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zba...