Gjashtë ambasadorë habiten me Comodita dhe M&Sillosi

Autori: Gazeta inFokus
20:49 | 19 July 2022
Gjashtë përfaqësues diplomatikë të shteteve të huaja në Kosovë sot shkuan për vizitë në “Comodita Home” në Gjakovë.
Në fabrikën më të madhe në rajon të dyshekëve dhe shpuzës u pritën nga aksionari Shkëlqim Devolli.
Devolli, bashkë me stafin, ua tregoi mysafirëve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Sllovenia, Turqia dhe Zvicra repartet e prodhimit.
Shpjegimet për produktet i dëgjuan me vëmendje, derisa dikush nga mysafirët kishte goxha njohuri për atë që po shihte.
Mysafirët thanë se u mahnitën edhe me një produkt të lansuar rishtas – dyshekun e brenduar me emrin e yllit të futbollit italian dhe botëror, Francesco Totti, që u bë edhe imazh i Comoditas.
Ky produkt, por edhe të tjerët, e bënë ambasadorin zviceran dhe atë shqiptar të mos kursehen në lëvdata për këtë fabrikë.
Për rëndësinë e kësaj fabrike foli edhe i pari i Gjakovës Ardian Gjini.
Ndalesa e radhës e ambasadorëve ishte Xërxa e Rahovecit.
Mysafirët në fabrikën e miellit, që është ndër më të mëdhatë në rajon, panë prodhimet që dalin nga “M&Sillosi”.
Gjatë ditës gjashtë ambasadorët vizituan edhe qendrën inovative “Bone Vet” në Gjakovë.

Të tjera
-
Vizita e Trendafilovës në Kosovë, OVL-UÇK: E papranueshme
OVL-UÇK e vlerëson si të papranueshme vizitën e kryetares së Trupit Gjykues t...
-
Komandanti i KFOR-it pret shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutuan për sigurinë e dialogun
Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico ...
-
Time Kadrijaj nga Gjykata Kushtetuese: Kërkuam pezullim të përkohshëm të seancave
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka dorëzu...
-
Përfundon numërimi i votave në Tepelenë, ja cila parti renditet forcë e parë
Ka përfunduar procesi i numërimit në bashkinë e Tepelenës. Partia Socialiste ...
-
SPAK publikon të dhënat për shkeljet zgjedhore
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka bë...
-
Të shtëna me ar*më zja*rri në Viti nga policia japin detaje
Gjatë ditës së djeshme, në fshatin Ballancë të Vitisë janë dëgjuar tri shtëna...
-
Shpallen rezultatet në njësinë 10 në Tiranë – ja kush po prin bindshëm…
Janë shpallur rezultatet edhe në njësinë 10 administrative në Tiranë, ku bind...
-
I qetë dhe sportiv, Edi Rama shkon në selinë e PS-së
Teksa rezultatet e deritanishme nga KQZ-ja e nxjerrin Partinë Socialiste fitu...
-
Kryetarja e Dhomave të Specializuara vjen në Kosovë, Policia njofton për bllokim të rrugëve në disa segmente
Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafi...
-
AAK, PDK dhe LDK Gjykatës: Të pezullohet vazhdimi i seancave me rend dite të imponuar nga Dehari
AAK me mbështetjen e LDK’së dhe PDK’së sot i është drejtuar Gjykatës Kushtetu...
-
Autobusi nga Kosova ngec në nënkalimin e Zagrebit, shkak lartësia e tejkaluar
Një autobus i kompanisë kosovare “Flutura Reisen” ka ngecur sot në një nga në...
-
Zgjedhjet në Shqipëri/ Shpallet rezultati përfundimtar i votimeve elektronike në Vorë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot rezultatin përfundimtar për b...