Shëndetësi

Gjakrrjedhja pas seksit: Kur është koha për pauzë, kur për te mjeku!

Autori: Gazeta inFokus 20:58 | 21 February 2018

Problemin për shkak të të cilit gjakrrjedhja zakonisht shfaqet, nuk do të arrini të zgjidhni vetë, andaj gjithsesi do të duhej të shkoni te gjinekologu.

Derisa femrat e dinë mirë që gjakrrjedhja mund të ndodhë pas marrëdhënies së parë seksuale, shumë pak njerëz e dinë që madje 9% e femrave gjakrrjedhjen e përjetojnë pas marrëdhënies seksuale në ndonjë fazë të jetës, transmeton Telegrafi.

Edhe pse gjakrrjedhja e këtillë mund të jetë pasojë e lagështisë së pamjaftueshme me rastin e marrëdhënies, ajo mund të jetë indikacion i diçkaje shumë më serioze.

-Advertisement-

Disa nga shkaqet më të shpeshta të kësaj gjakderdhjeje janë:

– Rritje jonormale (siç janë polipet) në qafën e mitrës
– Qeliza jo normale në qafën e mitrës (mund të jenë qeliza prekancerogjene)
– Infeksion ose inflamacion i vagjinës, qafës se mitrës apo mitrës
– Format malinje (kancerogjene)
– Traumat e vagjinës apo qafës se mitrës

Të kesh hemorragji pas aktit seksual nuk është aspak normale. Sidoqoftë mund edhe të fshihen shkaqe të tjera nga sa thamë më lart, si psh. vagjina e palubrifikuar (e thatë) apo displazia cervikale, të cilat po të trajtohen me kujdes dhe në kohë, janë lehtësisht të trajtueshme dhe të kurueshme.

Trajtimi i gjakrrjedhjes vagjinale pas marrëdhënies seksuale varion nga individi në individ, shkaku themelor, ashpërsia e simptomave dhe prezenca e komplikacioneve.

Nganjëherë urinimi me gjak (si pasojë e problemeve të rrugëve urinare) apo defekimi me gjak (si pasojë e problemeve të traktit gastrointestinal), mund të ngatërrohen gabimisht me gjakrrjedhjen pas aktit seksual.

Disa lloj gjakderdhjesh pas marrëdhënies seksuale, mund të shkaktohen nga sëmundje të rrezikshme dhe kërcënuese për jetën, si kanceri i qafës së mitrës apo sëmundjet seksualisht të transmetueshme .

Këshillohet që në çdo rast që vihet re fenomeni i përshkruar më lart, femra duhet t’i drejtohet për këshillim personelit të specializuar mjekësor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera