Lajme

Gjakovë: Zbulohet zyra që falsifikonte dokumente për të marrë viza

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 21 December 2017

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Gjakovë rreth dyshimeve për falsifikim të dokumenteve, transmeton Infokusi.com

Gjatë aksionit është kontrolluar një zyrë e një agjencie në Gjakovë, pronë e dy të dyshuarve meshkuj lidhur me dyshimet se në të falsifikohen dokumente.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në këtë zyre falsifikohen kontratat e punës, llogaritë bankare, vërtetimet e ATK-së, Trustit Pensional.

-Advertisement-

Këto dokumente të falsifikuara përdoren nga qytetarë të ndryshëm kinse janë punëtorë të kësaj firme, me qëllim të prezantimit në ambasada për viza Shengen, transmeton Infokusi.com.

Me urdhër te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera