Lajme

Gjakovë: Vllëzërit bëhen për spital për një pronë

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 28 February 2021

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjakovë janë arrestuar dy persona për shkak se janë rrahur mes vete, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, vllëzërit kishin pasur një mosmarrëveshje për shkak të një prone.

Si pasojë e kësaj dy të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor.

-Advertisement-

“Fsh. Bec Gjakovë 27.02.2021 22:45. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovar vëllezër pasi që pas një mosmarrëveshje pronësore ka ardhur deri te rrahja me grushte dhe me mjete te forta me që rast kanë pësuar edhe lëndime trupore për te cilat lëndime edhe ju është ofruar tretmani mjekësor. Me vendim te prokurorit dy te dyshuarit dërgohen në mbajtje”, njofton policia./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera