Lajme

Gjakovë, tre të dyshuar arrestohen për bixhoz

Autori: Gazeta inFokus 23:11 | 03 November 2022

Sonte në orët e pasdites, si rezultat i hetimeve të zhvilluara nga Stacioni Policor në Gjakovë, është realizuar kontroll në lokalin e të dyshuarit F.M., në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë, ku dyshohej se organizoheshin skema piramidale dhe bixhoz i kundërligjshëm.

Gjatë zbatimit të kontrollit në këtë lokacion janë gjetur dhe janë sekuestruar si prova materiale katër aparate të llojit “APEX” dhe janë arrestuar tre persona të dyshuar:

F. M., mashkull, i lindur në vitin 1987, (pronari i lokalit)
M. GJ., mashkull, i lindur në vitin 1989, dhe
F.F., mashkull, i lindur në vitin 1968,
Me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast penal për hetim “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

-Advertisement-

Po ashtu me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari me inicialet F. M., është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të dyshuarit te tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera