Lajme

Gjakovë: Një 66 vjeçar humb jetën në vendin e punës

Autori: Gazeta inFokus 22:51 | 04 June 2022

Një 66 vjeçar ka vdekur sot në Gjakovë në vendin e tij të punës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë se policia informacionin për lëndimin e personit në vendin e punës e ka marrë në ora 09:48.

“Sot me datën 04.06.2022 policia në Gjakovë ka pranuar informacion se rreth orës 09:48 një person mashkull i moshës rreth 66 vjeçare, është lënduar në vendin e tij të punës. Të gjitha njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendngjarje, po ashtu është njoftuar prokurori i shtetit”, ka theksuar ai për Express.

Elezaj ka sqaruar se vdekja e personit është konstatuar në vendngjarje nga personeli mjekësor dhe rasti është iniciuar për hetim.

“Nga personeli mjekësor i dalur në vendngjarje është konstatuar vdekja e viktimës. Në konsultim me Prokurorin është inicuar rast hetim i vdekjes”, ka thënë ai.

Të tjera