Lajme

Gjakovë: Ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur, arrestohet i dyshuari

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 27 January 2023

Një person është arrestuar në Gjakovë, nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një të mitur, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, e mitura ka informuar se është ngacmuar në vazhdimësi nga i dyshuari.

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori, me vendim të së cili i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Ankuesja femër kosovare (e mitur), ka informuar se në vazhdimësi ishe ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Gazeta Infokus/

42,000,000 € u paguan për 11 vjet për demet e shkaktuara nga automjetet e pasiguruara

Të tjera