Lajme

Gjakovë: Kërkohet paraburgim për të dyshuarin i cili bëri kallëzim të rremë

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 17 June 2022

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit Y. Xh., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”, shkruan Gazeta Infokus.

Prokuroria ka njoftuar se më 7 prill 2022 në cilësinë e ankuesit Y.Xh., ka bërë lajmërim të rremë kundër zyrtarit policor me inicialet Sh.S.

“I pandehuri Y. Xh., para prokurorit të shtetit, ka bërë denoncimin se kinse zyrtari policor ka bërë intoksikimin e tij duke hedhur substancë narkotike në shishen e tij të ujit. Pas marrjes së veprimeve hetimore nga ana e prokurorit të shtetit gjegjësisht ekzaminimit të kryer nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, është konstatuar se në trupin e ankuesit-të pandehurit, nuk ka substancë tjetër përveç medikamenteve të grupit benzodiazepine të cilat i pandehuri i ka pranuar se i ka përdorur”, njofton prokuroria.

-Advertisement-

Po në të njëjtën datë i dyshuari në cilësinë e ankuesit ka bërë lajmërim të rremë se Drejtori i Policisë Rajonale në Gjakovë, ka kryer disa vepra penale të cilat ndiqen sipas detyrës zyrtare, edhe pse i pandehuri e ka ditur se i denoncuari nuk i ka kryer këto vepra.

“I pandehuri Y. Xh., para prokurorit të shtetit , ka bërë denoncimin se kinse Drejtori L.G., në mënyrë tinëzarë kishte vendosur video-incizime në banesën e tij duke përgjuar në mënyrë ilegale, ndërsa pas marrjes së veprimeve hetimore nga ana e prokurorit të shtetit gjegjësisht, Inspektoratit Policor të Kosovës, dhe sipas raportit përfundimtar të hetimeve është konstatuar se pretendimet e të pandehurit Y. Xh., nuk mund të qëndrojnë, nuk janë të bazuara, nuk mund të dëshmohen me ndonjë provë dhe nuk mund ti trajtojmë si të besueshme”, njofton prokuroria.

Po ashtu, është bërë e ditur se prokurori ka kërkuar paraburgim në afat prej 30 ditësh ndaj të pandehurit Y. Xh.

Ndërkaq, i pandehuri me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 16 qershor 2022./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera