Lajme

Gjakovë, fillon protesta “Boll mo”

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 10 August 2018

Nën moton“Boll mo”ka filluar protesta e paralajmëruar në Gjakovë për të kërkuar përgjegjësi për vrasjen e 40 vjeçares dhe vajza e saj u qëlluan për vdekje mbrëmjen e datës 7 gusht nga bashkëshorti i saj.

Në këtë protestë po merr pjesë edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ,ish-kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, deputetja e VV-së, Fitore Pacolli dhe deputetë të tjera të Kuvendit të Kosovës.

Gjatë protestës vazhdimisht dëgjohen thirrje për drejtësi.

-Advertisement-

“Duam drejtësi, duam llogari”, “kriminelët në burg”, janë disa nga parullat që po përdorën në këtë protestë.

Protesta është organizuar nga Shoqëria Civile e Gjakovës në përkrahje nga Rrjeti i Grave të Kosovës ndërsa do të marshohet prej Parkut të Qytetit deri tek Çarshia e vogël.

“Individ e aktivistë/e nga shoqëria civile, të bashkuar/a kërkojmë t’i japim fund dhunës dhe t’u themi të gjitha institucioneve në Kosovë dhe shoqërisë kosovare kundërshtimin tonë me një fjali të vetme ‘Mjaft më me arsyetime’. Dhuna në familje është krim, dhe si e tillë duhet trajtuar. Dështimi në ofrim të mbrojtjes për gratë dhe vajzat që raportojnë dhunën na qon deri tek vrasja e tyre nga ushtruesit e dhunës”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që mbrëmjen e 7 gushtit, Valeriana Marku Nrecaj dhe vajza e saj 9 vjeçare u  qëlluan për vdekje me kallashnikov nga bashkëshorti i saj, Pjetër Nrecaj.

Nga familja e së ndjerës kanë treguar se ish-bashkëshorti ushtronte dhunë ndaj saj ./inFokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera