Lajme

Gjakovë| E zë rryma elektrike derisa ishte duke vjedhur kabllon

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 30 November 2020

Një person është lënduar nga rryma derisa ishte duke vjedhur kabllo elektrike në ish ndërmarrjen “Elektromotorr”.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, shkruan Gazeta Infokus,

Sipas Policisë tre të dyshuar kanë tentuar të vjedhin rrymë në këtë ndërrmarje.

-Advertisement-

Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 23:00.

“Raportohet se tre të dyshuar meshkuj kosovar, kanë tentuar të vjedhin një kabllo të rrymës elektrike në ish ndërmarrjen “Elektromotorr”. Gjatë tentimit të vjedhjes, nga rryma elektrike është lënduar njëri nga të dyshuarit, i cili është dërguar në Spitalin e Gjakovës për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Gazeta Infokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera