Lajme

Gjakovarit i gjendet marihuanë te goma rezervë e veturës

Autori: Gazeta inFokus 21:43 | 02 October 2022

Gjakovarit i gjenden tre kilogramë marihuanë te goma rezervë e veturës.

Tre kilogramë marihuanë janë kapur mesditën e sotme në pikën kufitare “Qafë e Prushit” në hyrjen nga Shqipëria për në Kosovë.

Sipas policisë, substanca narkotike është gjetur te vendi i gomës rezervë të një veture.

-Advertisement-

“Me datë 02 tetor 2022, rreth orës 13:30, në pikë kalimin kufitar “Qafë të Prushit” në hyrje nga Shqipëria për në Kosovë është ndaluar automjeti i tipit “VW Passat” me targa lokale, të cilin e drejtonte shtetasi kosovar A. F, i cili ishte i shoqëruar nga dy pasagjerë, që të tre nga Gjakova. Pas kontrollit të automjetit në vijën e parë, duke bazuar në analizën e rrezikut nga zyrtari profilizues është udhëzuar të dërgohet automjeti për kontroll më të detajuar në vijën e dytë. Gjatë kontrollimit të detajuar në bashkëpunim me zyrtarët doganor, në bagazhin e automjetit, saktësisht tek vendi i gomës rezervë është gjetur një thes i bardhë, brenda të cilit ishte e mbështjellë një qese/thes i zi, që dyshohet të jetë i mbushur me substancë narkotike marihuan me sasi të përgjithshme: 3.452 gram”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas kompletimit të rastit në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti së bashku me personat e dyshuar, i janë dorëzuar njësisë së antidrogës në Gjakovë për procedurë të mëtutjeshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera